“Po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë”, ish-ministri: Të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë nga ‘99

Vendi ka nevojë të ngushtë për rotacion. Kështu mendon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili kërkon mbështetje për opozitën dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Ai shkruan në “Facebook” se ‘në këto kushte, le të vijë Basha’ ‘por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999’.

Ky reagim shpjegon Manjani i ka ardhur pas teorive konspirative të frymëzuara nga kafja mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

POSTIMI I MANJANIT
Jashtë konspiracionit. Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nevojë të ngutshme për rotacion.

Rotacioni është mjeti i vetëm demokratik që mund të ndryshojë diçka. Të paktën duhet të provojmë.
Rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?”
Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushtetarët qelben në karrige.
Ata që kanë radhën do vijnë. Kush të dojë le të vijë, por kjo pyetje nuk mund të legjitimojë qëndrimin e të qelburve në pushtet.
Unë mbetem përkrahës i filozofisë së grupit dhe jo leader të vetëm. Por në këto kushte, po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë.
Por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999.
P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin…

Manjani Fb Ok
- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

“Kemi përplasje të fortë mes palëve”, Fuga: Gjykata Kushtetuese të mos përzihet me politikën

Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se për Gjykatën Kushtetuese kemi...

Vajzat shqiptare lënë pas djemtë në literaturë, matematikë dhe shkencë

Testimi global i dijeve për 15 vjeçarët, PISA 2018, konfirmoi një tendencë të re në Shqipëri, duke...

Vlorë, në radhë për pasaportat

  Për të aplikuar për kartën e re të identitetit në qytetin e Vlorës, qytetarët rrinë në radhë për orë të tëra, por shpesh edhe...

Së fundi

Turqia hap sot spitalin më të madh në Europë (Foto)

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, sot do të hapet spitali më i madh në Evropë, i cili njëherësh është edhe spitali i tretë në...

Arti i arredimit: një apartament i këndshëm në qendër të Barcelonës

Një apartament frymëzues dhe me shumë gjelbërim ndodhet në Barcelonë, dhe është projektuar nga studio arkitekturore Egue y Seta në vitin 2017. Apartamenti është shumë...

Opozita dorëzoi mandatet, KQZ kërkesë urgjente Kuvendit

Në momentin kur opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet e deputetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit që të...