PO HESHT! Nga: Luan Sheshi

Po hesht…
Ndonëse,nata truallit ka rënë,
e ku kukuvajkat,kudo dëgjohen,
leshterikët,gjithçka e kanë zënë,
tavanët,me lakuriq’ po mbulohen…

Po hesht…
Ndonëse,agimi po më duket larg,
e si lajmëtar mëngjesi,zbret frika,
e strukur,urrejtja po pret në prag,
të rri,opo të iki,përsëri tek e liga…

Po hesht…
Ndonëse,vetëm Vjesht njohu Jeta,
u tret,Odisesh të pafund shtegëtare,
ra,u ngrit,eci,por jo këmbëve të veta,
edhe sot për këtë,mbetet mëkatare…

Po hesht…
Ndonëse,mes saj nuk do të fitoj gjë,
e di,duhet bërtitur,madje shumë fort,
ndoshta,sa të mos të mbetet më zë,
ja,e bëre…por mes dallgësh…më kot…
Luan Sheshi: 7 nëntor 2018…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi