Po afron fundviti: ofrohet një kalendar me qen policie

Ish-shefi i policisë në Vankuver, Kanada, Mike Anfield filloi të shtypë foto për kalendarë që në vitin 2009, në nder të gruas së vdekur Constable Candy Anfield, e cila humbi jetën e saj për shkak të kancerit të gjirit në vitin 2004. Megjithëse Anfield tani është një polic në pension, ai nuk ndalet me printimin e fotove dhe shtypjen e kalendarëve, me mesazhe të caktuara.

Kësaj herë, në qendër të fotove janë qentë e policisë dhe të ardhurat do shkojnë te një Fondacion për trajtimin e kancerit.

Anne-Marie Clark nga Drejtoria e Policisë së Vankuver, tha se fotot paraqesin disa lloje qensh, me veçori të ndryshme në personalitetin e tyre, due pozuar në pozicione sa më origjinale.

Clark tha se ata ishin një segment shumë i rëndësishëm në polici.

Ky kalendar i shkëlqyer kushton 15 dollarë dhe mund të porositet nga çdo pjesë e botës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi