Plumba në mes të ditës, dy të plagosur në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një shkëmbim plumbash në zonën e Selitës në Tiranë.

Të plagosur në këmbë kanë mbetur shtetasit me inicialet R.H., 31 vjeç dhe Gj.P., 27 vjeç. Të dy ata janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka ngritur perimetrin e sigurisë, si dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga uniformat blu.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet se armët janë përdorur pas një sherri banal./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi