Plehrat u mblodhën para kamerave, u futën nëpër qese dhe…u lanë po aty

E shndërruar në vend-depozitim mbetjesh, një vijë bregdetare prej 5 km në Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës nuk ka ndryshuar as me aksionin e trumbetuar si sukses nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi se bashku me kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë pak ditë më parë.

Thasë me mbetje nga pastrimi kanë mbetur po pranë plazhit dhe do të mjaftojë një stuhi për t’i kthyer atje ku u mblodhën me aksion vullnetar.

Mbetjet që lundruan bashkë me rrjedhën e lumit të fryrë nga reshjet e orëve të fundit tashmë po përfundojnë në det në plazhin e Vilë-Bashtovës të Rrogozhinës. Me daljen në det, mbyllet cikli për Shkumbinin, një prej lumenjve më të ndotur në vend, por nis rrethi vicioz për peshqit dhe botën nënujore.

Me mijëra ton mbetje plastike dhe spitalore kane përfunduar në këtë bregdet.

Në prag te sezonit këto pamje janë prova e qartë se kjo vijë bregdetare vetëm për plazh nuk mund të shfrytëzohet dhe se si aksionet joefikase shpesh sjellin pasoja të rënda per turizmin duke tërhequr vizitorë, të cilët pas një dite në këtë plazh nuk do të duan të kthehen më këtu.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vettingu “qetëson” Kuvendin. Debati për nismën e PD, palët s’kanë konsensus

Diskutimi parlamentar për vettingun e politikës nuk solli asnjë ndryshim në qëndrimet e palëve. Juristët e mazhorancës dhe të opozitës vijuan të lexojnë në...

Nuk ka lëvizje të koeficienteve, Jasharaj thotë se greva nuk do të ndalet!

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka tre javë që është futur në grevë. Mësimdhënësit janë duke kërkuar rritje të koeficientit të pagës...

Bulqizë/ Shkëputet masivi dheut, humb jetën minatori

  Një minator ka humbur jetën në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një nga galeritë e zonës D ku 66 vjeçari...

Së fundi

Meta takon Avdullah Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë – Serbi, forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara

Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hotin, i cili ka ardhur për vizitë në Tiranë. Meta shprehet se i...

Britania e Madhe nuk hap kufijtë me Shqipërinë, ja 57 vendet për të cilat prej 10 korrikut nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to. Kjo do të thotë se kufiri ajror mes...

Këshilla të arta

https://youtu.be/gdVbCr7hBmY Titulli: Këshilla të arta Autor: Ebul Ferexh Ibn Xhevzi Përkthyes: Mr. Osman Osmani Redaktor: Bujar Vërbovci Kopertina: Bashkim Mehani Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu Shtypi: FocusPrint – Shkup Për botuesin: Bashkim...