Platforma e bashkëqeverisjes, Rama: Rezultate pozitive në një vit

Në përvjetorin e parë të Platformës së Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, Edi Rama uli për herë të parë qytetarët në tryezën ku zhvillohen mbledhjet e Qeverisë, ndërsa ministrat u detyruan të lironin karriget duke u postuar një rresht më pas.

“Platforma funksionon dhe ndihmon që të jemi pranë njerëzve të ndjekim ecurinë e ndëshkimit për kë nuk ka bërë detyrën”, tha Rama.

Pavarësisht bindjen se platforma po funksionon, Kryeministri pranoi se shërbimi që qytetarët marrin në zyrat e shtetit lë ende për të dëshiruar.

“Zyrat e shërbimeve nuk janë aty ku presim, ka disa përmirësime të lehta, por vazhdon të mbetet problem shërbimi me cilësi e në kohë”, tha Kryeministri.

Për të përmirësuar këto shërbime, Rama insistoi duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.

“Kështu besoj materializohet fuqia bashkëqeverisëse”, tha Rama.

Me këtë rast, Rama pohoi se bashkimi i Hipotekës dhe Aluiznit do t’i japë fund odisesë me titujt e pronësisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi