Plastika kërcënon oqeanet, paralajmërimi britanik: Të investojmë te ujërat e detit

 

 

Sasia e plastikes në oqeane brenda një dekade mund të trefishohet nëse nuk merren masa për frenimin e fenomenit. Një raport i qeverisë britanike tregon se plastika, nuk është e keqja e vetme me të cilën përballet detet e botës, të cilët i kërcënon edhe rritja e nivelit, ngrohja e oqeaneve dhe ndotja.

Dokumenti thekson se oqeani është i një rëndësie kyçe për të ardhmen e ekonomisë. Rritja e Popullsisë do të bëjë që njerëzit t`i hedhin sytë nga oqeani për ushqim, thuhet aty, ndaj përpjekjet për mbrojtjen e tij duhen parë edhe si një mundësi e mirë ekonomike.

Autorët e raportit dalin në përfundimin se nevojitet një mision i posaçëm, i cili të fokusohet tek oqeanet duke pasqyruar dhe në rastin e tyre të njëjtin entuziasëm si atë që njerëzit ushqejnë për hënën apo marsin.

Ne investojmë para pa hezitim për fluturimet në hapësirë, ku nuk gjallon asgjë, ndërkohë që fundi i deteve gëlon nga jeta. Na duhet një mision oqeanik planetar, thuhet në raport; ky është kufiri i fundit.

Oqeani, vazhdon dokumenti, po mësyhet nga lloje të ndryshme ndotjeje duke përfshire këtu pesticidet e fertilizuesit që vijnë nga fermat, por edhe toksinat industriale e mbetjet farmaceutike.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi