Plas sherri, Elbasani dhe Korça në luftë për pikën doganore të Qafë Thanës

 

Dy bashki, ajo e Pogradecit dhe Përrenjasit janë në konflikt me njëra tjetrën për “pronësinë” e doganës së Qafëthanës. Bashkia Pogradec ka shprehur pretendimet se Dogana dhe bizneset përreth saj janë në pronësi të saj kurse bashkia Përrenjas shprehet se një padrejtësi e kryer dekada më parë duhet të marrë zgjidhjen e duhur. Por ndërkohë kjo nënkupton se Qarku Korçë i rrëmben qarkut Elbasan pikën doganore që e lidh atë me jashtë, shkruan Infoelbasani.

Por bashkia Përrenjas bën me dije se dogana e Qafëthanës ndodhet në zonën kadastrale të Njësisë Administrative Rrajcë, pjesë e territorit të saj. Bashkia Përrenjas bën me dije se në tetor të vitit 2017 Kryetarja e Bashkisë Miranda Rira, Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Zhvillimit Urban dhe Territorit, Eglantina Gjermeni, kanë firmosur Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Prrenjas ku rezulton se dogana Qafëthanë ndodhet nën juridiksionin e bashkisë  Përrenjas.

Por meqë bashkia Pogradec nuk tërhiqet nga pretendimet e saj, i mbetet Komisionit Qeveritar dhe Kryeministrit si Kryetar i Kryetar i Këshillit të Territorit që të shprehen përfundimisht se kujt i përket Qafë-Thana. Problem mbetet gjithashtu se kujt do t’i kalojnë pronat e Njësisë Administrative Rrajcë që sot figurojnë në zonën katastrale të Prrenjasit. Janë pikërisht pronat që ndajnë vijën kufizuese mes Pogradecit dhe Përrenjasit./Syri.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi