SHQIPERIA

Plas në Durrës/ Socialistët i vërsulen Valbona Sakos

Spread the love

Ende pa ngrohur mirë karrigen e kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako e zgjedhur më 30 qershor me një rivale nga Bindja Demokratike ka filluar të ketë probleme në marrjen e Bashkisë së Durrësit.

Me marrjen e detyrës së saj, Valbona duket se ka filluar reprezaljet për largimet nga administrata e bashkisë dhe për këtë CNA.al ka mësuar se pak ditë më parë është bërë dhe një mbledhje me strukturat dhe zyrtarë të lartë socialist, sepse baza e partisë ka kundërshtime të forta ndaj saj dhe socilistët pretendojnë se kryetarja e zgjedhur po i sulmon në mënyrë të padrejtë thjesht dhe vetëm sepse njihen si mbështetës së PS-së dhe Vangjush Dakos.

Së fundi, duket se përplasja është bërë publike. CNA.al ka mundur të sigurojë një informacion të plotë në lidhje me reklamimin e një investimi nga kryetarja e bashkisë në detyrë, ku dhjetra qytetarë i thonë se ai nuk është investimi i saj, se ajo nuk ka ngrohur ende karrigen por investimi është bërë nga Vangjush Dako.

Duken dhjetra eksponentë që shkruajnë kundër kryebashkiakes në detyrë e cila kujdeset me anë të stafit të saj që ti heqë ato. Por kjo duket të jetë vetëm sipërfaqja dhe një përplasje e lehtë në rrjetet sociale dhe gjithçka tjetër duket të jetë më e thellë dhe më e ashpër brenda strukturave të Partisë Socialiste në Durrës.

CNA.al do të sjellë të dhëna të plota në lidhje me një konflikt që duket se është ndezur ashpër në qytetin bregdetar ku pas tërmetit të disa ditëve më parë, thashmë ka një “tërmet” tjetër, por këtë herë në skenën politike./

Related posts

Vetëplagoset me armë një person në Vlorë

dritatv

Tritol në Laç, Spiropali: Dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi

dritatv

Luan Rama: Arta Marku nuk është kryeprokurore e përkohshme

dritatv

Leave a Comment