Plagosen tre ushtarë sirianë në sulmet ajrore izraelite

Në një sulm ajror izraelit sot ndaj një pozicioni ushtarak në Sirinë qendrore janë plagosur tre ushtarë, njofton agjencia zyrtare e lajmeve SANA.

SANA, duke cituar një burim ushtarak, tha se sulmi kishte në shënjestër një pozicion ushtarak pranë qytetit Masyaf në provincën Hama.

Mbrojtja ajrore e Sirisë rrëzoi një numër raketash të shkrepura nga hapësira ajrore libaneze.

Ushtria izraelite nuk është prononcuar lidhur me rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi