Pjesëtarët e FSK-së u intervistuan për 3 orë rresht

Janë liruar dy pjesëtarët serbë të FSK-së.

Lirimi i tyre u bë pasi janë intervistuar një kohë të gjatë në kufirin Serbi –Kosovë. Këtë e ka konfirmuar gjeneral Rrahman Rama për KTV-së.

Njëri nga pjestarët, Anel Ujkaniviç, ka thënë për KTV-në se tani janë në Novi Pazar dhe se janë marrë në pyetje në Jarinjë për 3 orë rresht nga pala serbe. 12:05

Dy pjesëtarët serbë të ndaluar në kufi, janë vëllezër. KTV ka mësuar se tashmë njëri prej tyre është liruar, ndërsa tjetri, është ende duke u intervistuar.

Arsyeja e ndalimit të tyre është vetëm pse ata janë pjesëtarë të FSK-së. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkohë, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, ka theksuar se presioni ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, po vazhdon nga Beogradi duke dashur të ndalin dhe pengojnë zhvillimin e Forcës, por që sipas tij, e rëndësishme është se pjesëtarët serbë të FSK-së, kanë pasur dhe do të kenë mbështetjen e zinxhirit komandues ushtarak dhe politik të FSK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi