Pjatë vegjetariane – patate të ëmbla të fërguara pa vaj

Pjatë anësore që preferohet për të gjithë, veqanarisht për vegjetarianët. Pa vaj, pa kalori të tepërta, por super e shijshme.

PËRBËRËSIT:

3 patate të ëmbla, komplet
1 lugë gjelle, vaj ulliri
1-2 lugë, kripë
Melmesa, sipas dëshirës

PËRGATITJA

Patatet duhet të jenë komplet. Lani patatet, dhe më pas krijoni vrima te ajrit me një pirun.

Spërkatini me vaj ulliri dhe kripë. Mund edhe t’i lyeni me furqë kuzhine.

Pasi të jenë gati patatet, vendosini në shportën e FRITEZËS PA VAJ dhe mbylleni fritezën.

Caktoni temperaturën dhe kohën në FRITEZËN PA VAJ DELIMANO.

Fërgoni patatet në 200 °C për 35-40 minuta dhe testoni pastaj me piru a janë bërë sipas dëshirës tuaj. Shërbeni me melmesat dhe përbërësit tuaj të preferuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi