BOTA

Pistoleta elektrike turke Wattozz në tregun e Ballkanit

Spread the love

Kompania turke Albayrak dhe ajo kroate Consulting me seli në Zagreb nënshkruan kontratë për shitjen e pistoletës elektrike të prodhimit turk Wattozz, me vlerë 10 milionë dollarë. Kompania kroate do të jetë përfaqësuese dhe shpërndarëse e pistoletës elektrike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi.

Kompania Albayrak në një kumtesë të lëshuar thekson se më herët ka nënshkruar një kontratë të ngjashme për shitjen e pistoletës elektrike kombëtare me kompaninë nga Malajzia Dian Synergy, në vlerë 5 milionë dollarë.

Pas kontratës me Malajzinë, kompania turke ka vazhduar lidhjen e kontratave të reja ndërkombëtare.

“Kontrata e re kolektive me vlerë 10 milionë dollarë është nënshkruar me kompaninë Kalender Consulting nga Zagrebi, e cila do të jetë përfaqësuese dhe shpërndarëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, BeH, Kroaci, Slloveni dhe Serbi”, thuhet në kumtesë.

Përveç vendeve të Ballkanit është nënshkruar një parakontratë për shitjen e Wattozz në Gjeorgji ndërsa në një afat të afërt priten bisedime për shitjen në Gjermani, Britani të Madhe dhe Vietnam.

Kryetari i Bordit drejtues të kompanisë turke, Adnan Albayrak duke komentuar kërkesën në rritje për këtë armë të prodhimit turk, ka thënë se Wattozz është pistoleta e parë elekrike dhe e vetmja në botë pa tel që përdoret me telekomandë.

Albayrak shtoi se Wattozz, në krahasim me konkurentin amerikan Taser, ka disa veçori dhe do të jetë shumë më i pranishëm tek forcat policore në botë dhe do të shmangë përdorimin e armëve të zjarrit.

“Do të parandalojmë rastet e vdekjes dhe rastet e plagëve të rënda. Jemi shumë të lumtur dhe krenarë me faktin se produkti ynë kombëtar ka ngjallur interesim nga forcat policore dhe të sigurisë në botë. Kemi filluar shqyrtimin e ofertave për shpërndarje dhe shitje”, tha Albayrak.

Pritjet e Turqisë në nivel vjetor lidhur me shitjet e Wattozz shkojnë në 250 milionë dollarë.

Related posts

Afrin, çlirohet një kodër strategjike

dritatv

Protesta edhe në Australi. Nxënësit në rrugë kundër minierës indiane

dritatv

Princi saudit Muhamed bin Selman uron presidentin Erdogan

dritatv

Leave a Comment