Pipero: Në spitalin infektiv kemi 72 pacientë, disa janë rëndë, 17 u shëruan

Mjeku Pëllumb Pipero ka postuar në profilin e tij foto me stafin e spitalit Infektiv ku po trajtohen 72 të prekur nga koronavirusi.

Ja mesazhi i mjekut per te gjithe shqiptaret
“Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të pa dukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore, pavjonet e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në betejë.

Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me covid 19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentët mikrobikë, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Sinirlioğlu: Turqia nuk dëshiron luftë, por nëse siguria e saj kërcënohet do të përdorë forcën

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OKB, Feridun Sinirlioğlu tha se "Turqia nuk dëshiron luftë, por nëse siguria e saj kërcënohet nuk...

Financat kosovare zvogëlojnë mëditjet për udhëtimet e zyrtarëve

Zyrtarët që përveç rrogës, merrnin para të majme nga mëditjet për udhëtime jashtë vendit, kryesisht në vende të rajonit, janë goditur sot nga Ministria...

Energji nga dallgët e Adriatikut? Ja projekti inovativ!

Gjiganti italian në fushën e hidrokarbureve dhe energjisë, ENI ka nisur një sistem inovativ të prodhimit të energjisë të aftë për të transformuar energjinë...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...