Pika të reja për karikimin e automjeteve elektrike në Itali dhe Austri

Me 200 pikat e reja të karikimit të shpejtë, numri i stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike ka arritur në 400 në rrugët kryesore të distancave të gjata në Itali dhe Austri, njoftoi Enel, operatori i pikave të karikimit.

Nga pikat e reja, 180 janë të vendosura në Itali dhe 20 në Austri.

Pikat e reja të karikimit me kapacitet prej 50 kilovat do të jenë në gjendje të karikojnë plotësisht dy automjete njëkohësisht duke marrë rreth 30 minuta.

Stacionet e karikimit të shpejtë janë pjesë e një rrjeti të gjerë në Itali dhe Austri që “u mundëson shoferëve të udhëtojnë nga Siçilia në Austri me automjetet e tyre elektrike me vetëm ndonjë ndalesë të shkurtër dhe pa frikën se mos mbeten pa energji”, tha Enel.

Pikat e karikimit u instaluan si pjesë e programit “Arteriet e Automjeteve Elektrike”, projekt evropian për zhvillimin e lëvizshmërisë elektrike të nisur në vitin 2016.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi