Pianistja e njohur nga Kosova Lule Elezi performon në koncertin dimëror në Gjermani

 

Pianistja e njohur nga Kosova Lule Elezi një koncert romantik dimëror në Eberswalde.

Pianistja nga Kosova Lule Elezi ka pushtuar skenat e Gjermanisë.

Koncerti i radhës, “WINTERROMANTIK”, në Eberswalde do të mbahet më 1 shkurt së bashku me Brigitte Bergmann- mezzosoprano nga Opera Gjermane e Berlinit.

Shtypi gjerman i bënte një reklamë shumë të bukur të dy artisteve!

Ne koncert pianistja Lule Elezi do të interpretojë gjysëm recital solo dhe pastaj në pjesën tjetër të koncertit do të shoqërojë me piano mezzosopranon Brigitte Bergmann.

Repertori do te jetë i mrekullueshëm me pjesë nga Bethoven, Shopen, Camile Saint- Sans, Puçini, Bizet etj.

Pianistja Lule Elezi ka një jetë koncertore shumë të pasur jo vetëm në Kosovë, Shqipëri por edhe në Europë dhe veçanërisht në Gjermani.

Ajo mori pjesë edhe në koncertin me rastin e ceremonisë tradicionale të Forcave të Armatosura Gjermane, organizuar nga Landeskommando Brandenburg dhe Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura Gjermane në Potsdam.

Pianistja e njohur Lule Elezi ka në mes të shkurtit një koncert tjetër në Francë!

Ne veç krenohemi me sukseset e divës shqiptare duke i uruar veç suksese të mëtutjeshme!

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi