Pezullohet nga puna kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Nenad Rikalo ka suspenduar nga puna kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë Elhami Hajdarin nga data 8 maj deri në një vendim tjetër.

Në vendimin e siguruar nga gazeta “Zëri” thuhen dy arsye për shkarkimin e Hajdarit. E para është për shkak të dyshimit lidhur me rastin PP.467/16 të datës 23.06.2016 në drejtim të veprës penale të Kanosjes, deri sa arsyeja e dytë e shkarkimit sipas vendimit të siguruar thuhet të jetë mos bashkëpunimi i tij.

“Pezullimi behët edhe për shkak të mos bashkëpunimit, koordinimit, mos ardhjes në takime punuese të ftuara nga kabineti i ministrit dhe mos zbatim i politikave të përbashkëta bujqësore të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht kabineti i ministrit”thuhet në vendimin e siguruar.

Sipas vendimit në fjalë Hajdari do të marrë 50 për qind të pagës gjatë kohëzgjatjes së pezullimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi