Pezullohen fluturimet në aeroportin e Romës, gjenden 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore

Tre bomba të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në aeroportin Ciampino të Romës.

Aeroporti është evakuuar dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar.

Policia shkencore po punon për çaktivizimin e zhvendosjen e tyre.

Bombat janë të fabrikimit gjerman. Ato peshojnë 50 kg secila me peshë totale prej 75 kg eksploziv. Bombat janë gjetur gjatë punimeve për zgjerimin e pistës së parkimit të avionëve.

Operacioni i çaktizimit të tyre pritet të zgjas të pakten 3 ore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi