Petrit Vasili: Rama kundër Kosovës dhe BE-së, ai njeh axhendën anti-perëndim

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, shprehet se kryeministri Edi Rama është egërsisht kundër Kosovës dhe BE-së.

Sipas Vasilit, Rama ka vetëm një axhendë, atë anti-perëndim. Përgjegjësi kryesor për moshapjen e negociatave sipas tij është kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama qëllimisht e agravoi krizën politike në ekstrem dhe qëllimisht nuk bëri asnjë hap përpara lidhur me kushtet gjermane në mënyrë që ato të mbeteshin probleme të pakapërcyeshme për hapjen e negociatave me gjithë paralajmërimet e shumta formale dhe informale, që iu bënë parreshtur nga Shtete dhe miq të mirë të Shqipërisë.”-deklaroi Vasili.

Kujtojmë se në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, Rama tha se Kosova u vetëpërjashtua dhe vetë-izolua.

“Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim nga Kosova. Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vete përjashtohet.” tha Rama.

Deklarata e plotë e Vasilit

Rama egersisht kunder Kosoves dhe BE dhe turravrap drejt lindjes….!

Kam pasur nje bindje absolutisht te palekundur qe Edi Rama ka vetem nje axhende atë anti antiperendim,anti BE dhe antieuroatlantike, teresisht ne dem te Shqiperise.

Edi Rama punoi shume fort kunder hapjes se negociatave me BE.

Edi Rama qellimisht e agravoi krizen politike ne ekstrem dhe qellimisht nuk beri asnje hap perpara lidhur me kushtet gjermane ne menyre qe ato te mbeteshin probleme te pakapercyeshme per hapjen e negociatave megjithe paralajmerimet e shumta formale dhe informale, qe ju bene parreshtur nga Shtete dhe miq te mire te Shqiperise.

Moshapja e negociatave ishte projekti i qarte i Edi Rames ne funksion te nje axhende antieuropiane te mirepercaktuar dhe mohapja e negociatave u gatua dhe u perdor si alibi per orientimin e tij te perbetuar kah lindja.

Europa e shtetit ligjor dhe demokracise funksionale, qe funksionon permes parimit check and balance eshte nje realitet i kunder me kapjen dhe kriminalizimin e shtetit prej Edi Rames.

Ndersa qendrimi i Edi Rames kunder Kosoves eshte sa i qarte aq edhe i eger.

Kosova eshte pasqyra e nje realiteti politik demokratik dhe patriotik i cili eshte nje pasqyre vrastare per antipatriotizmin dhe antidemokracine e Edi Rames.

Axhenda autokratike dhe antiperendimore e Rames eshte teresisht e kundert me orientimin properendimor dhe antiautokratik te Kosoves.

Nje Kosove qe beson fort tek BE dhe SHBA eshte sigurisht e kunderta ekstreme e nje Edi Rame qe i ka kthyer me kohe shpinen perendimit.

Per here te pare Shqiperia ka nje kryeminister armik te betuar te BE dhe Kosoves.

Te gjithe kryeministrat e meparshem te Shqiperise mund te kritikohen, bile shume rrepte, per mjaft gabime edhe serioze,por kurre asnje prej tyre nuk kane guxuar te shfaqen anti BE dhe anti Kosove.

Ndaj nga OHRI qe ndodhet ne lindje te Shqiperise Edi Rama tregoi fyturen e vertete lindore.

Tanime nuk ka propagande apo nderkombetar te akaparuar, qe i bindin dot shqiptaret por edhe kosovaret per te kundert.

Me Edi Ramen ne karrigen e kryeministrit integrimi i Shqiperise do te jete vetem drejt varferise ballkanike dhe jo drejt prosperitetit te BE.

Ne fund te fundit mjerimi dhe shpopullimi i Shqiperise eshte halli i shqiptareve Edi Rama eshte ne parajsen e mireqenies, ndaj shqiptaret duhet ta zgjidhin vete hallin e tyre dhe ta largojne armikun me te madh te tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi