Petrit Bushati, ndër personalitetit që Presidenti Thaçi dekoroi në Tiranë, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është duke qëndruar në Tiranë ka dekoruar personalitete të shquara të Shqipërisë, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Thaçi shprehu mirënjohjen e tij për partnerët të cilët ndikuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu vlerësoi lartë rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku tha se pa rezistencën e armatosur të luftëtarëve të lirisë, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur.

“Shpreh mirënjohje për SHBA-në, NATO-n dhe partnerët që na ndihmuan për të fituar lirinë e Kosovës. Por një gjë është e qartë, pa rolin e UÇK-së, pa rezistencën e armatosur të luftëtarëve të lirisë kjo nuk do të ndodhte. UÇK kësaj radhe bashkoi gjithë popullin e Kosovës, gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që jetojnë”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi po ashtu shprehu mirënjohje edhe për personalitetet e shquara të Shqipërisë.

“Shpreh mirënjohje prej secilit nga ju personalisht për rolin e jashtëzakonshëm ushtarak, diplomatik që bota të na përkrah edhe më tepër. Pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë dhe as e pavarur. Ishim bashkë në periudhat më të rënda për pavarësinë e Kosovës dhe jam i bindur që do të jemi bashkë edhe në rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, dekorata “Urdhri i Pavarësisë” i është dhënë shumë personaliteteve të njohura  ndër të cilët edhe Petrit Bushatin.
Petrit Bushati ka qënë  diplomat karriere i suksesshëm i Sherbimit të Jashtem Shqiptar. Gjatë viteve që ka punuar si diplomat dhe ambasador është angazhuar në transformimet demokratike të politikës së jashtme të Shqipërisë si dhe ka dhënë kontributin për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në vendet ku është emëruar.
Njohës i shkëlqyer i rajonit, ushtrues i funksioneve të larta në organizata rajonale; para ndarjes nga jeta, Petriti shërbente si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni. Gjate karrierës së spikatur në Shërbimin e Jashtëm, ai ka qënë gjithashtu Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Suedi, Serbi.
 
Në mënyrë të veçante, kontributi dhe talenti i tij në diplomaci u be i njohur gjate krizës së Kosovës në vitin 1999, kohë në të cilën ai ishte Ambasador i Shqipërisë në SHBA.
Vendimet më të rëndësishme për fatin e luftës së Kosovës u moren në SHBA. Për shkak se Kosova nuk kishte përfaqësim dhe lobim shtetëror në vitin 1999, kjo detyrë e rëndësishme u krye asokohe nga Shteti Shqiptar, që përfaqësohej në SHBA, në periudhen në fjale nga Petrit Bushati. Me një aktivitet intensiv, maturi dhe inteligjence të spikatur, ai arriti të sensibilizonte qartësisht Qeverine e SHBA për përmasat dhe ashpërsinë e konfliktit në Kosovë, gjë që çoi më pas në vendimarrjen e strukturave të Atlantikut të Veriut , të ndërhynin në Kosovë.
Dekoratën  “Urdhri i Pavarësisë”,  dedikuar Petrit Bushatit, Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi , ia dorëzojë nipit të tij Sokol Konomi.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi