Peshku i gatuar lëviz dhe do të dalë jashtë nga pjata!

Një grup njerëzish, të cilët po drekonin në një restorant kinez, u është kthyer stomaku përmbys pasi kanë parë se peshku, i cili u ishte servirur, vijonte të lëvizte në pjatat e tyre.

Ata kanë filmuar gjithçka, ndërsa peshku duket teksa lëviz mes qepëve, salcës së sojës dhe duket sikur do të dalë jashtë nga pjata.

Në video mund të shihen dy burra, të cilët tremben dhe largohen nga tavolina, teksa peshku nis të lëvizë.

Videoja, e cila dyshohet se është realizuar në një qytet kinez, është hedhur në Youku, rrjeti social kinez ekuivalent me YouTube, më 2 maj./tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi