Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.

“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me rradhë, sipas porosive”, u shpreh Manastirliu.

Dr. Alma Cami, shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe stafi i mjekëve dhe infermierëve vlerësuan mbështetjen e Ministrisë për shtimin e respiratorëve.

“Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje nga ana juaj do të jetë në shpëtim të jetës së qytetarëve dhe në shërimin e tyre natyrisht. Ne do të jemi suporti i spitalit infektiv, të cilët janë të parët dhe kanë dhënë kontribut maksimal. Ne jemi mbështetje sekondare për zgjidhjen e rasteve që do të vinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh Dr. Cami nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19, e cila ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Delegacioni shtetëror me rol monitorimi në dialog

Qeveria është përcaktuar t’ia lërë në diskrecion Federica Mogherinit të vendosë se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë, është leximi që...

ZYRTARE/ Lamtumirë Barcelona, Coutinho transferohet te Bayern

Tani është zyrtare. Pas një sezoni e gjysmë me shumë ulje ngritje, Philippe Coutinho largohet nga Barcelona, për të vazhduar karrierën e tij te...

Kadeti shqiptar pranohet në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

Kadeti shqiptar Enea Hilaj është pranuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara West Point. Gjatë një ceremonie të mbajtur dje në Ambasadën e Shteteve...

Së fundi

Të rihapen gjykatat, gjyqet të bëhen me protokolle shëndetësore

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normativ, propozon që të nisin gjyqet në vend, me rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ministria...

Policia ndalon 16 persona për mosrespektim të masave të qeverisë

Gjatë së hënës, Policia e Kosovës ka ndaluar apo arrestuar 16 persona për mosrespektim të masave të qeverisë. Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat...

U pezullua nga detyra, Luan Daci vendosi për 84 gjyqtarë e prokurorë, mes tyre Zaganjorin e Dedjan.

Opozita ka shkuar në tryezën e reformës zgjedhore me propozime konkrete që synojnë të largojnë partitë nga korrupsioni politik, t’i emancipojnë ato me pjesëmarrjen...