Përzierja që do ju shpëtojë nga kolla, ftohja e dhembja e fytit

Gjatë dimrit ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe në shumë raste vuajmë nga dhembja e fytit, kolla e fortë, madje edhe nga problemet me lukthin!

Shërimi i kollës kronike dhe i bronkitit gjithmonë ka qenë problematik, madje edhe për mjekësinë tradicionale.

Mirëpo, një ilaç shtëpiak përmban disa nga përbërësit më të fuqishëm, të cilët qetësojnë fytin dhe mushkëritë dhe mund të shërojnë kollën e bronkitin në një afat të shkurtër, shkruan shqiptarja.com.

Falë karakteristikave të mjaltit dhe bananes, të cilat janë përbërës kryesor në këtë recetë, do të mundeni që t’ua jepni jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve.

Përbërësit:

– 400 ml ujë të vluar;

– 2 banane të madhësisë mesatare;

– 2 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Bananet shtypini në formë pureje, futini në tenxhere dhe shtoni ujin e vluar. Përzieni dhe lini që përbërja të qëndrojë 30 minuta.

Kur tretja të ftohet shtoni mjaltin. Është me rëndësi që mjaltin ta shtoni në fund, në mënyrë që të mos humbë të gjitha cilësitë e rëndësishme që ka.

Doza:

Merrni nga 100 ml të këtij ilaçi 4 herë në ditë, që i bie gjithsej 400 ml në ditë.

Sasia e përshkruar në recetë është e mjaftueshme për një ditë, ndërsa të nesërmen në mëngjes mund të përgatisni dozën e freskët.

Lehtësimin do ta ndieni në 3 ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi