Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim , deklaroi sot se forcat turke kanë hyrë në provincën Afrin, në Siri.

Depërtimi i forcave turke pasoi në Afrin pasoi vetëm një ditë pasi që ushtria turke filloi sulmet ajrore kundër Njësive kurdë për Mbrojtjen e Popullit në këtë rajon, njësi këto të cilat gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më herët, zyrtarët turqë njoftuan se kryengritësit kurdë nga Siria kanë shkrepur katër raketa përtej kufirit, në drejtim të qytetit turk, Kilis, me ç’rast është plagosur një person. Me këtë rast janë qëlluar dy shtëpi, ndërsa artileria turke është kundërpërgjigjur me zjarr. Në anën tjetër, njësitë kurdë kanë theksuar se forcat turke kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në Afrin, por se ato janë zmbrapsur nga luftëtarët kurdë.

Yildirim tha se qëllimi i forcave turke është që të krijojnë një zonë të sigurisë me perimetër 30 kilometra dhe shtoi se Rusia nuk e ka kundërshtuar operacionin e forcave turke në Afrin. Në anën tjetër, ushtria turke ka njoftuar se gjatë sulmeve ajrore në Siri janë qëlluar 108 caqe të luftëtarëve kurdë.

Në komunikatën e ushtrisë u qartësua se ushtria turke ka sulmuar pozicionet e tri grupeve kurde, ato të Partisë së Punës së Kurdistanit, të Partisë së Unionit Demokratik dhe të Njësive për Mbrojtjen e Popullit. Në Uashington, një zyrtar i Stejt Departmentit amerikan deklaroi se nëse lajmet për sulmet turke në Afrin janë të sakta, atëherë ky operacion do të rrezikojë stabilitetin rajonal dhe nuk do të ndihmoi për të mbrojtur kufijtë e Turqisë./sakte.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi