Doktori i zemrës Drini Bardhi transferohet për disa muaj në Lushnje

Doktori i njohur i zemrës në Kavajë z. Drini Bardhi është transferuar për disa muaj në qytetin e Lushnjes. Këtë e ka bërë të ditur vetë doktor Drini nëpërmjet një statusi në Facebook. Ai ka shkruar se puna për të është si “Bukë me djathë” dhe nga tani e tutje do të gjendet në Spitalin e Lushnjes.
Menjëherë pas publikimit të këtij statusi kanë vërshuar edhe komentet të cilat kërkonin të dinin më shumë rreth kësaj lëvizje.
Në një prej komenteve doktor Drini përgjigjet se do të jetë në qytetin e Lushnjes 10 ditë në muaj, si pjesë e një grupi prej tri mjekësh kardiologë që do të shkojnë në qytetin e Lushnjes për të ndihmuar kolegun e tyre dhe për të dhënë kontributin edhe në këtë qytet. Sigurisht sipas një grafiku pune çdo muaj.
Duke u mësuar me faktin që Doktorin e njohur Kavajas z.Drini Bardhi e gjenin çdo ditë në Spitalin e Kavajës, disa komentues kanë shprehur habi por e kanë mbështetur këtë lëvizje duke i uruar atij suksese.
Në komentet që kanë bërë miq të z.Bardhi ata shprehin vlerësim dhe mbështetje për të dhe punën e tij.
Publikimi i tij ka arritur në mbi 700 pëlqime dhe mbi 150 komente.
Duke u mësuar me faktin që Doktorin e njohur Kavajas z.Drini Bardhi e gjenin çdo ditë në Spitalin e Kavajës, kanë qenë të shumtë komentet
Ja statusi i plotë i Doktor Drini Bardhi:
Live nga Poliklinika e Lushnjes. Se për ne puna është “buke me djath”.
/Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi