SHQIPERIA

Përqafimi me Juncker dhe biseda me Tsipras, Rama informon nga Sofja

Spread the love

Edi Rama dhe Ditmir Bushati ndodhen sot në kryeqytetin bullgar, atje ku po mbahet samiti i Sofjes, mes Bashkimit Europian dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky është samiti i parë i këtij lloji, 15 vjet pas atij të Selanikut. Rama pritet nga presidenti i Bullgarisë, Bojko Borisov dhe në videon, e shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kryeministri shfaqet gjatë bisedave e takimeve me zyrtarë të lartë të BE-së dhe rajonit, ku mungoi edhe një përqafim i përzemërt me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç apo Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Kryeministri shihet teksa ndan një bisedë më homologun grek Aleksis Tsipras, me presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk apo presidentin e Bullgarisë, Bojko Borisov, vendi i të cilit organizon këtë samit.

Samiti i Sofjes synon t’u japë një shtysë të re në marrëdhëniet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Liderët e BE do të diskutojnë mbi progresin e çdo vendi të Ballkanit aspirant për anëtarësim në BE, por edhe për projekte të rëndësishme, që përafrojnë të dy palët.

Top Channel

Related posts

Ndërroi jetë në Marsejë, Meta i shpreh ngushëllimet familjarëve të Beqirajt

dritatv

Shqipëri, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ofron ndihma për familjet në nevojë

dritatv

Shkodër, Ministria e Bujqësisë jep 20 mln lekë për bazën ushqimore të kafshëve

dritatv

Leave a Comment