Përplasja në Universitet, reagojnë Lleshaj, Basha dhe Kryemadhi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur studentëve të cilët kanë akuzuar Policinë e Shtetit se ka ushtruar dhunë për të penguar protestën e tyre.

“Universiteti është edhe i yni, është i të gjithëve, edhe i atyre që paguajnë për ta, ndaj këto hapësira duhet të jenë të hapura”, tha Lleshaj para mediave.

Ndërkohë, liderët e opozitës dënuan dhunën ndaj studentëve dhe paralajmëruan drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe kryeministrin Edi Rama se do të mbajnë përgjegjësi.

“Studentët dhunohen nga policë rrugaçë dhe kriminelë, të cilët kanë marrë certifikatë nga DSIK, që është kthyer në një institucion falsifikues të certifikatave të sigurisë”, u shpreh Monika Kryemadhi, kreu i LSI-së.

Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha: “Dënoj dhunën dhe i bëj thirrje policit më të thjeshtë, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministrit Lleshaj dhe Edi Ramës që të heqin dorë nga ky operacion sepse pasojat do të jenë të rënda”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi