Përplasja Meta-Rama vijon. Juristët: Presidenti s’ka të drejtë të refuzojë shkarkimet

Përplasja mes presidentit dhe kryeministrit vijoi edhe këtë të shtunë me tone ironike. Ilir Meta e nisi i pari, duke e quajtur Ramën “usta”, ndërsa të zgjedhurin e tij për në krye të diplomacisë “gjeni”.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shkruante Meta.

Në rrjetet sociale, Edi Rama tha se nuk do të merrej më me Metën, duke e etiketuar “pengmarrës të Kushtetutës”.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do të jetë e gjitha te njerëzit, e zero te çizmet”, kundërpërgjigjej Rama.

Përplasja në distancë mes kreut të Shtetit dhe kreut të ekzekutivit ka hapur një debat mbi të drejtën kushtetuese të presidentit për të refuzuar shkarkimin e një ministri.

“Kompetencat e presidentit dhe meritat e emërimit janë më të larta sesa meritat e shkarkimit. Pra, në thelb ka më pak kompetenca për të emëruar shkarkimin, sesa emërimin. Në situata normale, presidenti s’do të kishte të drejtë ta refuzonte”, tha Jordan Daci, jurist.

Por, juristi Jordan Daci e sheh të justifikuar vendimin e Metes, për sa kohë presidenti e vlerëson kandidaturën e Genti Cakajt si të papërshtashme dhe me shkelje të rënda ligjore.

“Në rastin konkret, kur kemi të bëjmë me një zv.ministër që është shkarkuar si ministër dhe do të luante kompentecat e ministrit që do të shkarkohej, pra një miratim i vazhdimësisë së qeverisjes, i ka dhënë tagër presidentit për të refuzuar shkarkimin. Nëse do t’i çonte kandidaturë të re, absolutisht shkarkimi do të ishte i padiskutueshëm dhe këtë gjë ia detyron Kushtetuta”, tha më tej Jordan Daci.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, ngërçi instituconal sipas juristëve duhet të zgjidhet në mënyrë konsensuale mes dy aktorëve kryesorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi