Përplasja europiane për dhe kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE

 

Shtetet kryesore të Bashkimit Europian janë të ndara në çështjen e dhënies të dritës së gjelbër gjatë samitit të këtij muaji për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Marrëveshja mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe atij grek Alexis Tsipras, për t’i dhënë fund mospajtimeve njëdekadëshe për emrin është lavdëruar nga Brukseli, Uashingtoni dhe qendrat tjera të vendosjes në botë.

Por meten akoma pengesa tjera për t’u kaluar para se shtegu i Maqedonisë, apo më mirë thënë i Maqedonisë Veriore – siç do të njihej nëse anëtarësohet në Bashkimin Europian, të jetë i pastër.

Problemet më të mëdha lidhen me kundërshtimin e brendshëm në të dy vendet, si në Maqedoni, ashtu edhe në Greqi. Presidenti maqedonas George Ivanov të mërkurën deklaroi se nuk do ta nënshkruar marrëveshjen. Në Greqi, partnerët e koalicionit të Tsipras po ashtu kanë kundërshtuar akordin.

Për më tepër, shtetet kryesore të Bashkimit Europian janë të ndara në çështjen e dhënies të dritës së gjelbër gjatë samitit të këtij muaji për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë, shkruan Politco.

Thënë më qartë, në BE janë krijuar dy kampe. Njëri i udhëhequr nga Franca dhe Holanda, i cili insiston që blloku duhet të fokusohet në reformimin e vetes pas Brexit, para se të pranojë anëtarë të rinj. Këto vende po ashtu shqetësohen se prurja e shteteve të reja nga Ballkani, me trashëgiminë e luftërave dhe problemeve me krim të organizuar e korrupsion, do të ishin dhuratë për populistët para zgjedhjeve të reja për Parlamentin Europian.

Franca dhe Holanda kanë draftuar përfundimet për Samitin Europian të 28 dhe 29 qershorit që do ta shtynin vendimin për bisedime për pjesën e dytë të vitit, sipas një dokumenti të siguruar nga Politico.

Kampi që përkrah anëtarësimin e shteteve të reja përbëhet nga zyrtarë të lartë të Komisionit Europian, politikanë të lartë gjermanë dhe zyrtarë të lartë të qeverive të Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Ata thonë se BE-ja duhet t’i mbajë vendet e Ballkanit në orbitën e vet, në mënyrë që ta luftojë ndikimin e rivalëve.

“Nëse BE-ja nuk arrin ta menaxhojë procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve pasojat do të jenë fatale”, ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass në Berlin të mërkurën.

“Për kohë të gjatë, fuqitë tjera si Rusia Kina dhe vendet e Lindjes së Mesme, që kanë nocione krejt të ndryshme për rregullin dhe stabilitetin me ato të europianëve janë munduar ta mbushin vakuumin e lënë”, ka deklaruar ai.

Zyrtarë që përkrahin anëtarësimin nënvizojnë se bisedimet për anëtarësim të këtyre shteteve i japin BE-së mundësi që të kërkojë më shumë demokraci dhe sundim të rendit dhe ligjit nga këto vende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi