Përplasja e fundit PD-TOP: si përfundoi gjigandi mediatik në Kashar nga hakmarrja e Berishës

Një deklaratë e PD-së me akuza për censurë ndaj Top Channel, e reagimi i prej këtij të fundit me gjuhë leqendisëse alla Blush, ka rikthyer përplasjet mes tyre, që, siç thuhej dhe ne deklaratën e televizionit, kanë një histori të hershme. Rezultat i kësaj përplasjeje, është sot të qënit e TOP-it në periferi të Tiranës, në Kashar, pasi për vite qe ne bashin e vendit, te Piramida, me kontratën e njohur 99-vjeçare.

Po si erdhi puna që gjigandi mediatik të mblidhte plaçkat një ditë e të kalonte nga qendra në periferi, duke kostuar së jashtmi në prestigj e së brendshmi në lëvizje stafi?

TOP-i nuk ka nisur aspak si histori politike, siç disa televizione që themelimin mund t’ja dedikojnë dhe indicjes politike. Fillimisht me marrjen e pushtetit audio, pra me Top Albania Radio-n, ajo pati si ikonë të informacioni ish-zërin mediatik të Berishës, Zamira Kolecin. Edhe me hapjen e televizionit, fakti që PD ishte në kushte opozite, linja e saj editoriale i kishte hesapet me pushtetin, atë socialist, e thënë ndryshe me atë Nanos, gjë që e çoi oponionin të mendonte se TOP-i duhet të jetë medoemos krah Ramës meqë dhe ky i fundit i kishte dhuruar “majën” e Piramidës si kryetar bashkie. Shtoi kësaj dhe përputhjen e shijeve kulturore. Madje PD nisi të merrte nga TOP-i, lajmet apo Fiksi, atë “lëndë të pare” për betejat e saj opozitare që më pas do e rikthenin në pushtet.

Por një ditë para zgjedhjeve të korrikut 2005, Top Channel del me një deklaratë prej duarve të Andi Bejtjes si Drejtor Informacioni, ku përcjell qëndrimin e vet anti-PD, më saktë kundër rikthimit të Berishës në pushtet, për kushedi ç’arsye okulte.

Kjo bëri që sapo ky i fundit u ringjit në pushtet, të kishte disa hesape për të larë me gjigandin mediatik. Ndërkohë, vetë TOP bëri lëvizjen e madhe duke e zëvëndësuar Bejtjen me Sokol Ballën në krye të lajmeve, diç që u përfol se kishte si arsye edhe atë deklaratë nervoze jo të zakontë.

Berisha nisi të përcillte deklarime në publik për njerëz që “laheshin në vaska floriri”, duke aluduar për Tanin e TOP-it. E paralel, lëshonte ushtrinë e tatimorëve mbi kompaninë. Kulmi arriti me gjobën 12 milion euro ndaj Digitalb-it, me akuzën për kontrabandë produktesh, gjë që çoi në një protestë para Kryeministrisë të të gjithë elitës drejtuese e stafit të TOP-it, aty në pranverë të 2007-ës. Në ballë të protestës ishte vetë Tani.

Gjithashtu, Berisha u investua fuqishëm për të krijuar anti-korpin TOP, që do ishte KLAN-i i ri, i ri për shkak të mbetjes vetëm në duart e Frangajt, pasi largimit të detyrueshëm të Marsel Skëndos dhe Zhuljen Rosh. Beneficet e pushtetit ndaj Klan-it binin erë gjithandej.

Raportet mes dy enteve, njëri politik e tjetri mediatik, ishin acaruar dhe nga fakti se Filip Çakuli, drejtues i Fiks-it, por njëherësh dhe anëtar i vjetër i Këshillit Kombëtar të PD-së, kishte bërë “tradhëtinë e madhe” duke instaluar një çimkë në zyrat e Kryesisë së Kuvendit për bisedën Berisha – Ngjela.

Nga ana tjetër, ishte themeluar gazeta SHQIP, pjesë e grupit të Top Media-s, me një linjë krejt tjetër editoriale, falë faktit se ndër aksionerët e saj ishte dhe Edmond Leka, një biznesmen afër me PD-në. Frrok Çupit, që në atë kohë turfullonte me shkrime kundër Berishës, iu ndalua publikimi i tyre në SHQIP. Por kjo nuk pati asnjë efekt tek fronti kryesor, Top Channel. Ndaj nisi skema tjetër, ajo për ta shndërrruar Piramidën në diç tjetër nga ajo që ishte, në Teatër të ri a Parlament të ri – si version për këtë fundit u përfol dhe rrafshimi – por më shumë për teatër, e ku nuk qe e vështirë të lexohej po ajo: lufta për ta zhbërë vetë TOP-in, duke e goditur te pika më e dobët, që është shtëpia, streha. Thjesht, gjigandi duhet të largohej që aty. Por nuk ishte diçka e lehtë. TOP ishte instaluar teknikisht për të qenë “përjetësisht” te Piramida. E ndërkohë, linja editoriale vijoi po ajo, pa asnjë tërheqje. Simbol i përplasjes mes tyre, do ishte kandidimi i Samirit të Fiks-it për zgjedhje të pjesshme për deputet në Pogradec, nën siglën e PS-së me kryetar Ramën. Ndërsa në zgjedhjet lokale të 2007-ës, TOP do ishte qartazi kundër PD-së. Por në verë të 2008-ës, Tani do të ndërronte jetë. Top Channel do mbetej pa njeriun e saj dhe prej së këndejmi nisi ideja e zhvendosjes, me hir e pahir, përballë presionit të një pushteti që dhe në ditën e mortit doli me deklaratë kundër të vdekurit. Në 2009-ën do niste projektimi i vendndodhjes së re të televizionit dhe më pas kalimi hap pas hapi te godina e re në Kashar. Dhe për shumë arsye, kjo nuk ka gjasë që të harrohet, për sa hija e Tanit të endet ende aty. Është një armiqësi e shndërruar në traditë, paçka kohëve me paqe të përkohshme…/tesheshi.com/     

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi