Përplaset anija e peshkimit, humbin jetën 13 persona në Korenë e Jugut

Të paktën 13 njerëz kanë vdekur pasi një anije peshkimi u përplas me një cisternë prej 336 tonësh pranë bregut të Koresë së Jugut.

Gjithashtu, nga përplasja rezultojnë edhe 2 persona të zhdukur, ndërsa autoritetet raportojnë se po vijon operacioni i kërkimit.

Varkë e peshkimit, Seonchang-1, mbante 20 pasagjerë dhe dy ekuipazhe, gjatë kohës së rrëzimit. Fotografia nga skena tregon anijen e përmbysur dhe zhytësit që vijojnë kërkimet.

Helikopterë të marinës dhe dhjetëra anije, morën pjesë në kërkim në jugperëndim të Incheon, pranë Yeongheung Island.

Shtatë persona u dërguan në spital për t’u trajtuar. Kapiteni i anijes së peshkimit ishte midis të zhdukurve, ndërsa nuk ka pasur lëndime të raportuara në bordin e cisternës së karburantit prej 336 ton.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap tha se përplasja ndodhi nëntë minuta pasi anija e peshkimit u nis nga bregu./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi