Përplasen dy automjete në Korçë-Pogradec, dy të plagosur, njëri rëndë

Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Vloçisht.

Burime nga spitali thanë për ‘BalkanWeb’ se dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi