“Përpjekje për armiqësi mes Turqisë dhe shteteve të Ballkanit”

Kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike për Ballkanin (BASAM), Rifat Sait, duke theksuar se ka përpjekje për të korrur farat e armiqësisë në Ballkan të mbjellë për shumë vite, tha se duhet qenë vigjilent dhe të kujdesshëm kundër kësaj.

Sait, në një deklaratë me shkrim, pohoi se SHBA-të dhe disa shtete të Evropës janë duke mbjellë fara të armiqësisë në mënyrë sistematike dhe me vetëdije mes Turqisë dhe shteteve të Ballkanit.

Ai theksoi se duhet me kujdes të vëzhgohet qëllimi pas ngjarjeve që kanë ndodhur pas sulmit ndaj flamurit turk në Maqedoni, tensionet me Greqinë dhe së fundi pas deportimit të anëtarëve të FETO-s në Kosovë.

“Ka përpjekje për të korrur farat e armiqësisë në Ballkan të mbjellë për shumë vite. Duhet të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm. Në vend që të marrim mësim nga e kaluara ende jemi duke u grindur mes nesh”, ka thënë Sait, duke pohuar se në reagimin e Kosovës është “gishti” i SHBA-ve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi