Përparim Çaça po zgjeron “rrethin” e PD- së me intelektualë! A ka nisur fushata?!

Prej disa kohësh Këshilltari i Jashtëm Juridik i Kryetarit të Bashkisë së Kavajës z.Isa Sakja avokati i njohur Përparim Çaça ka nisur një fushatë për afrimin e intelektualëve të qytetit në Partinë Demokratike të Kavajës.

Vetëm pak minuta më parë z. Çaça ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social e facebook një foto ku shfaqet nën shoqërinë e dy miqëve të tij, Fisnik Qosja dhe Enkelejd Çaça.

Teksa të gjithë e njohin z. Fisnik Qosja si anëtar me kontribute në PD, krejt ndryshe paraqitet në qytet figura e z. Enkelejd Çaca.

Enkelejd Çaça është profesor i fizikës në universitetin politeknik të Tiranës dhe aktualisht në aspektin profesional mban titullin Profesor Doktor.
Figura e z. Enkeljend Çaça në aspektin politik është e pastër pasi ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të ndonjë force politike dhe afrimi i mundshëm i tij në PD do të rriste kreditet e kësaj partie në qytet.

Sipas informacione që Drita tv i ka siguruar nga burime të besueshme thuhet se z. Enkelejd Çaça do të jetë pjesë e strukturave të larta drejtuese të PD- së në Kavajë.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar për Drita Tv se prej disa kohësh Këshilltari Çaça po mundohet që të afrojë dhe zgjerojë “rrethin” e Partisë Demokratike me intelektualë të qytetit të cilët do ta ngrejnë nivelin e përfaqësimit në PD.

Megjithatë burimet tona nuk kanë konfirmuar ende nëse z. Enkelejd Çaça do të jetë pjesë e Partisë Demokratike apo foto- ja me avokatin Përparim Çaça është thjesht një foto midis dy miqsh.

Nëse informacionet e burimit të Drita tv konfirmohen, atëherë mund të thuhet se fushata e zgjedhjeve në 2019 për Kryetar Bashkie në Kavajë ka nisur dhe PD ka vendosur që këtë herë ta zhvillojë atë me dhe në nivelin intelektual.

/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi