Përmbytjet në Japoni, vazhdon të rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 176 të vdekur bilanci i përmbytjeve në perëndim të Japonisë.

Sipas qeverisë japoneze, ndërkohë janë me dhjetëra persona që rezultojnë ende të zhdukur ndërkohë që kërkimet vazhdojnë pavarësisht shpresave të pakta për të mbijetuar.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vizituar ndërkohë zonat më të goditura. Reshje rekord shiu kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje toke që kanë përfshirë shtëpi në një zonë të gjerë. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në zonën e Hiroshimës.

E ndërsa vazhdon kërkimi për personat që ende mungojnë në apel, rreth 70, agjencia kombëtare lëshon një tjetër alarm; në shtatë ditët e ardhshme në fakt, temperaturat në zonat e prekura nga përmbytjet mund të kapërcejnë 35 gradët celsius.

Të paktën 7200 persona janë detyruar të braktisin shtëpisë dhe të jetojnë në qendra pritjeje të përkohshme dhe janë ata që rrezikohen nga vala e të nxehtit dhe nga helmime të mundshme nga ushqimet.

Sipas ministrisë japoneze të Shëndetësisë, furnizimi me ujë të pijshëm rezulton i ndërprerë në 255 mijë shtëpi në 12 prefektura dhe rreth 16 mijë komplekse të banuara kanë mbetur pa linja telefonike dhe lidhje interneti.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi