“Përmbytet Tirana”, ish-deputeti: Rilindja shet propagandë idiote

Në javën që po lëmë pas, moti në vendin tonë nuk ka qenë i qëndrueshëm. Kjo është shoqëruar me reshje shiu duke sjellë përmbytje rrugësh në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit. Reshjet nuk e kanë kursyer as këtë të diel kryeqytetin, ndërsa disa rrugë janë pushtuar nga uji.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare ku tregon se zona e Kombinatit në Tiranë është përmbytur. Ai nuk harron të shigjetojë qeverinë dhe bashkinë e Tiranës, të cilat sipas tij nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, por vetëm të shesin propagandë idiote.

“Ne Tirane Kombinati permbytet tej e tej rilindja shet propagande idiote. (Video).Kjo eshte Bashkia,qe kurre nuk e duam!!!”, shkruan Vasili.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi