Përleshjet në Jemen, 244 persona të vdekur që nga fillimi i nëntorit

Që nga fillimi i muajit nëntor e deri më tani në Jemen kanë humbur jetën 244 persona nga Husitë dhe simpatizantët e presidentit të përmbysur Ali Abdullah Salih, si rezultat i përleshjeve dhe sulmeve të koalicionit.

Sipas lajmit të ueb faqes “September Net” të ushtrisë së Jemenit, në operacionet e realizuara nga ushtria e Jemenit dhe në sulmet ajrore të forcave të koalicionit në qarkun Nehem të kryeqytetit Sana, që nga fillimi i muajit nëntor e deri më tani kanë humbur jetën 244 persona nga Husitë dhe simpatizantët e presidentit të përmbysur Ali Abdullah Salih, 28 prej tyre komandantë, dhe se 400 të tjerë janë plagosur.

Në lajm, ku bëhet e ditur se edhe 28 persona nga Husitë dhe simpatizantët e presidentit Salih janë marrë peng, u publikuan edhe emrat e 28 komandantëve të vrarë.

Jemeni është arenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga fundi i vitit 2014 kur dhuna u përshkallëzua në luftë civile dhe kryengritësit e udhëhequr nga lëvizja shiite Husi dhe Kongresi, që udhëhiqet nga presidenti i përmbysur Ali Abdullah Saleh, pushtuan kryeqytetin Sana dhe më pas edhe rajone të tjera./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi