Përleshje në Paris gjatë protestës së “jelekëve të verdhë”

Në disa lokacione të Parisit në Francë kanë shpërthyer përleshje mes protestuesve, të ashtuquajturit “jelekë të verdhë” dhe policisë, e cila nga ana e saj ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë masat që u përpoqën të thyenin kordonin e forcave të sigurisë.

Përleshjet kanë shpërthyer në një rrugë dytësore pranë avenysë Champs-Elysees të shtunën në mëngjes.

Demonstruesit u përpoqën që nga avenya të kalonin në rrugicat më të vogla, të cilat nuk janë të mbyllura për trafik.

Njësitë speciale të policisë po përpiqen të mbajnë protestuesit në zona të caktuara.

Lëvizja e “jelekëve të verdhë”, që ka marrë emrin nga jelekët fluoreshente, të detyrueshme në secilën veturë në Francë, sot kanë hyrë në të shtunën e pestë të protestave të cilat filluan në nëntor kundër paralajmërimeve për rritje të taksës së karburantit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi