Përgjimet e PD, PS: Sajesa mafioze dhe të rrezikshme. Dëshmitari, një mashtrues i rëndomtë

Partia Socialiste këmbëngul se si audio-përgjimi, ashtu edhe video e publikuar këtë të enjte nga Partia Demokratike është sajesë, madje e quan sajesë mafioze.

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla doli në një konferencë për mediat nga selia e Kuvendit.

“Sot rezulton se Lulzim Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave”, tha ai.

Balla hedh dyshime edhe mbi “Dëshmitarin X”, i identifikuar në videon e publikuar nga demokratët si Albert Veliu.

“Nuk ja vlen të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të këtij njeriu, që edhe pa e ditur fare kush është, duke qartë që është jë mashtrues i rëndomtë i dënuar disa herë për disa vepra penale nga më të ndryshme”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist cilësoi akuzat e opozitës inskenim dhe tipike mafioze.

“Personi që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre”, u shpreh ai.

Balla kërkoi nga Prokuroria që t’i shkojë deri në fund hetimit.

“Ky person të hetohet dhe të dalë para drejtësisë, ose të merret në mbrojtje për dëshminë e bërë, ose të përballet me akuzat e dëshmisë së rreme”, u shpreh ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi