Përgjimet e Billd, gazetari përgënjeshtron Ramën, s’ka asnjë procedurë

Kjo është deklarata e Ramës e publikuar në Twiter, ku shprehet se i ka dhënë prokurë avokatit të tij në Gjermani për të nisur procedurën me qëllim nisjen e gjykimit për gazetarin e Billd.

Ndërkohë ka reaguar gazetari i gazetës gjermane ‘BILD’ Petër Tiede në një komunikim për FaxNews ka zbuluar se nuk ka asnjë padi gjyqësore nga kryeministri Edi Rama ndaj tij apo gazetës Bild, gazetë kjo që disa kohë më parë publikoi përgjimet e shitblerjes së votave dhe ndaj të cilës kryeministri Rama u shpreh se i ka dhënë prokurën avokatit Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor, për t’ia lënë kështu në dorë autoriteteve gjermane të vendosin për drejtësinë.

Megjithatë sipas Tiede një hap i tillë nuk ka ndodhur dhe se nuk ka asnjë procedim penal apo padi në gjykatë ndaj Tiede apo BILD.

‘Nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Një muaj më parë erdhi thjesht një letër nga avokati i kryeministrit tuaj, nje leter me dengla ne te cilen thuhej se kryeministri nuk ka qene kurre ne lidhje me krimin apo mafian, qe votat nuk jane blere. Përgjigja jonë është se e gjithë kjo është pa sens, e pakuptimtë. Nuk ka asgjë, asgjë me të vërtetë. Asnjë procedurë, asnjë padi, asgjë…

Avokati i kryeminstrit duhet të kishte shkuar në gjykatë, por nuk ka shkuar, e as ne nuk jemi thirrur.

Nuk asgjë ndaj meje dhe as Bildit në gjykatë apo ndokund tjetër.”

Ka qenë kjo përgjigja e gazetarit gjerman pas interesimit të FaxNeës mbi rastin e procedimit apo jo nga ana e kryeministrit për sa i përket publikimeve të gazetës gjermane BILD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi