Është liruar nga burgu një ndër krerët e bandave më të rrezikshme në Shqipëri, Nehat Kulla, i njohur edhe si “gjenerali”.

Kulla ka përfunduar dënimin dhe pritet të lërë qelinë pasditen e sotme. Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamati.

Banda e Nehat Kullës
Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës.

Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i dënuar me 20 vite burg, pasi akuzohej për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.