LIVESTYLE

Performatizëm, 5 Nga: Durim Çaça

Spread the love

Kasolle peshkatarësh buz’ detit me shkulm
sa të çuditshme, të varfra, delikate
me ëmbëlsin’ e mjegullt e fatin e turbullt

e syt’ e qartë të vajzës që shkëlqejnë
ngazëllenjës,- porsi ylli në ujë
prej trëndafilëve të vjeshtës

po ku shkon bardhësia
kur shkrin bora e re

orë që ikin më shpejt se një shkëndijë
me ditët e njëtrajtshme, netët e pashterrme
me endjet mes paplotësis’ e përjetësisë

e poeti që ësht’ plazëm i kulluar i dritës
mbi të cilin Zoti vë herë – herë
kundërshtit’ e tij sfilitëse

ja, nis shkrin bor’ e re
por ku e çon bardhësinë

bre, tretja gjith’ e së fshehtës melankolike
t’emrave të herojve, t’monumenteve të të vdekurve
prej gëzimit të gjall’ të karafilëve

e dhembja e madhe e njerëzve që beftas vjen
prej se asnjë prej tyre s’mbijeton më shumë
se ëndrra e ideali i vet

ah, po ku shkon bardhësia
kur shkrin bora e re…

Durim Çaça

 

Related posts

Kantautori Shpat Deda, koncert në Kalanë e Gjirokastrës

dritatv

Exclusive, “Demonët e Kuq” të Kadaresë, vjersha reaksionare që tronditi Enver Hoxhën

dritatv

Lypsari! Nga: Katiola Karoli

dritatv

Leave a Comment