PËRFLAKUR NË SHTEGËTIM…! Nga: Luan Sheshi

Retë pas shiu,veç shtatore,
muzgut,ngren’ dëshpëruar,
malesh,hedhur flok’ dëbore,
bosh më pas,rendin kaluar…

Vjen një re,ikën një tjetër,
her vetmuar,her tuf’-tufë,
është ky,një avaz i vjetër,
pas beteje,të nxjerr dufë…

Hokatare,shkojn’ mërguar,
dorë për dore,dhe pa fjalë,
sërisht tej,për t’u bashkuar,
zemëruar,mbi fushë e mal’…

Endur muzgut,pa shpresë,
kthyer mëkatet,në pendim,
koha prap,mbi ta do mbesë,
të përflakura,në shtegëtim…

Luan Sheshi: 30 nëntor 2018…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi