Kryetari i sapo zgjedhur i Vetëvendosjes Albin Kurti në seancën e Kuvendit është parë i vetmuar, përjashtuar këtu Rexhep Selimin i cili i qëndron afër dhe Albulena Haxhiun e cila e përshëndeti.
Kjo pamje e pakëndshme ku mungojnë deputetët e Vetëvendosjes, shpërfaq padyshim edhe “thyerjet” brenda këtij subjekti politik që tashmë ka shumicë të numrave në Kuvend.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, po zien nga brenda për situatën e krijuar e kritike e ndarjes së saj, me theks pas deklarimeve të Dardan Molliçajt për mosmarrëveshjet brenda tij dhe Albin Kurtit./Kosova Post/