Për shkak të taksës, SHBA “godet” ushtrinë

Këmbëngulësia e Qeverisë së Kosovës për të mos e pezulluar taksën, po i kushton ushtrisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Richard Mei, ka thënë për “Zërin” se vizita e gjeneralit Timothy Orr për festën e Pavarësisë është anuluar për shkak të mospezullimit të taksës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Ai nuk jep detaje sesi do të veprohet për vizitat e ardhshme ose trajnimet e planifikuara për FSK-në.

Përndryshe, më 14 dhjetor 2018 Kosova formoi Ushtrinë e saj falë mbështetjes së Amerikës, derisa shumë shtete anëtare të NATO-s ishin kundër.

Këmbëngulësia e Qeverisë së Kosovës për të mos e zhbërë vendimin për taksën ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të nisin me masa ndëshkuese për Kosovën, respektivisht për Ushtrinë e saj.

Si pasojë e mossuspendimit të tarifës në fjalë ditët e fundit është bërë e ditur që komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Timothy Orr, ka anuluar vizitën e paraparë në Kosovë për përvjetorin e 11-të Pavarësisë.

Nëpërmjet një letre që gjenerallejtënant Rrahman Rama ia ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit ka bërë të ditur se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e anulimit të programeve trajnuese, edukative dhe vizitave ushtarake për pjesëtarët e FSK-së po që se Qeveria nuk reflekton rreth taksës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi