Për një ditë mbushte 102 vjeç, vdes Bernard Lewis. Kush ishte historiani hebre që shpiku “përplasjen e qytetërimeve”

Ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare, një ditë para se të mbushte 102 vjeç, historiani hebreo-britaniko-amerikan, Bernard Lewis, një ndër orientalistët më në zë me një dyzinë librash për Lindjen e Mesme, Islamin e Perandorinë Osmane.

Asnjë deklaratë zyrtare nuk është dhënë për shkakun e vdekjes së Lewis, i cili jeton në një institucion kujdesi për të moshuar në New Jersey.

I lindur në një familje hebreje në Londër në vitin 1916, Leëis përfundoi studimet e tij në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane (SOAS) në Universitetin e Londrës në vitin 1936. Tre vjet më vonë, ai fitoi doktoraturën me Historinë e Islamit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu në agjensi të ndryshme të ushtrisë britanike, inteligjencës dhe zyrës së huaj, dhe më pas u kthye sërish në SOAS ku u emërua kryetar i Departamentit të Historisë në Lindjen e Mesme në vitin 1949. Ndërmjet viteve 1974 dhe 1986, ai ushtroi veprimtari akademike në Universitetin Princeton në New Jersey, një periudhë që përfshinte disa nga veprat e tij më të njohura. Vazhdoi mësimdhënien në Universitetin Cornell deri në vitin 1990.

I njohur si një prej emrave kryesorë në studimet orientale në hemisferën perëndimore, Lewis njihet gjerësisht si i pari akademik i huaj për të studiuar thellësisht arkivat osmane.

Ka qenë njëherësh akademiku i parë që përdori termin “përplasje të qytetërimeve”, e cila u bë më vonë e famshme nga kolegu i tij i Harvardit, Samuel Huntington në vitin 1993.

Megjithatë, Lewis gjithashtu u përball me kritika për shpërfilljen e kolonializmit apo efekteve të jashtme si burim i problemeve dhe konflikteve në rajon, gjatë trajtimit të temave të ekstremizmit fetar. Në një kohë kur SHBA dhe partnerët e tjerë pushtuan Afganistanin dhe Irakun në fillim të vitit 2000, ai ishte një nga emrat më të kërkuar të politikëbërësve, duke përfshirë neokonservatorët e Shteteve të Bashkuara dhe mediat.

Gjatë karrierës së tij, ai shkroi më shumë se 30 libra dhe qindra artikuj. Ai fliste rrjedhshëm turqisht, persisht, arabisht dhe latinishten klasike.

Lewis është gjithashtu i njohur në Turqi për qëndrimin e tij mbi çështjen armene. Ai argumentoi se vrasjet masive të armenëve osmanë në vitin 1915 dhe më pas nuk mund të përkufizohen si gjenocid, dhe se duheshin lidhur me situatën e Luftës së Parë Botërore dhe mizoritë rreth e rrotull. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi