“Për një buzëqeshje më shumë”; Ja çfarë tha në Kavajë zv/ministri Shpat Kolgega.

Zv/Ministri i Arsimit në Shqipëri z. Shpat Kolgega ishte i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga shërbimi psiko-social bashkë me nxënësit e shkollave të Kavajës dhe Rrogozhinës në kuadër të nismës “Për një buzëqeshje më shumë”.
Në fund të këtij aktiviteti zv/ministri Kolgega tha se ky aktivitet meriton një bravo të madhe, pasi motivi për të cilin ai u realizua ëshë po aq i madh.
Kujtojmë që nisma “Për një buzëqeshje më shumë” është një projekt kombëtar për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të spitalit onkologjik.
në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë edhe certifikata mirnjohjeje për nxënësit organizatorë.
Ja statusi i plotë i zv/ministrit Shpati Kolgega:
Sot në Kavajë për të finalizuar me një dokumentar nismën “Për një buzëqeshje më shumë”, në ndihmë të fëmijëve të spitalit onkologjik. Një nismë e shërbimit psiko-social bashkë me nxënësit e shkollave në Kavajë dhe Rrogozhinë.
Një bravo e madhe!
/Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi