Për hakmarrje dhe jo vetëm, sot Roma-Liverpool

Në “Olimpico” do të luhet gjysmëfinalja e dytë mes Romës e Liverpoolit nga ku do të dalë edhe skuadra e dytë finaliste Skuadra e “The Reds” vjen me avantazhin e fitores 5-2 të arritur në “Anfield”, por përballë do të ketë një Romë që do të ketë mbështetjen e 70 mijë tifozëve për të përsëritur mrekullinë që bëri ndaj Barcelonës, Trajneri Di Francesco tha që skuadra e tij e do këtë përmbysje të rezultatit, por shtoi se lojtarët e tij duhet të tregojnë kujdes pasi Liverpooli ndryshon nga Barcelona.

Për më tepër, Roma do të kërkojë hakmarrjen ndaj “The Reds” për finalen e humbur me penalti në vitin 1984. Ndërsa Liverpooli kërkon të kthehet në një finale të Ligës së Kampioneve pas 11 viteve për të tentuar titullin e 6 kontinental.

Trajneri Klopp tha se Liverpooli nuk është as Chelsea e as Barcelona dhe se do të hyjë në fushën e lojës për të bërë lojën e tij. Statistikat tregojnë se asnjë skuadër nuk ka mundur të përmbysë disavantazhin 5-2 të sfidës së për në Ligën e Kampioneve.

Liverpooli ka një bilanc pozitiv me Romën në ndeshjet evropiane pasi në 4 ndeshje të luajtura deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje ka 2 fitore e 2 barazime. Kjo është hera e 10 që Liverpool është në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Në 9 rastet e mëparshme ekipi i The Reds ka dështuar vetëm 2 herë në 1964/65 ndaj milanit dhe në 2007/08 ndaj Chelseat. Roma ka fituar 4 ndeshjet e fundit të saj në Olimpico dy nga të cilat me një diferencë prej 3 golash. Ndërsa Liverpooli është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në këtë edicion të Ligës së kampioneve ka 7 fitore dhe 4 barazime./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi