Për emërimet e dyshimta të konsujve, flet Behgjet Pacolli

Gjatë javëve të fundit ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka emëruar katër konsuj të rinj.
Burime të lajmi.net thonë se këto emërime, Pacolli i ka bërë në mënyrë të jashtëligjshme pasi që janë emërime politike. Sipas të njëjtave burime, këto emërime janë bërë pa ndonjë konkurs apo procedurë të rregullt nga MPJ.

Mirëpo, një gjë të tillë sot ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli e ka mohuar. Ai në një prononcim për lajmi.net ka thënë shkurt se nuk ka bërë shkelje.

“Nuk ka shkelje ligjore”, është shprehur i pari i MPJ-së.

Katër konsujt e rinj janë Kadri Balaj nga Nisma për Kosovën, Lutfi Bilalli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Xheraldina Rexhepi dhe Modesta Imeri e cila vepron në SHBA.

Theksojmë, se Komisioni për Punë të Jashtme qysh moti e ka ftuar Behgjet Pacolli për të raportuar mirëpo ai nuk është përgjigjur.

Lajmi.net ka siguruar edhe vendimet në të cilat shihen emrat e të lartpërmendurve në postin e konsujve dhe Konsullatat se ku do të shërbejnë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi