Për çfarë po preston ky çift nga Prishtina para Kuvendit të Kosovës (Foto)

Shefki Maqedonci, qytetar nga Prishtina dhe ish-teknik në Fabrikën e Amortizatorëve, bashkë me gruan e tij ka dalë të protestojë para Kuvendit të Kosovës, siç tha, kundër bisedimeve të presidentit Hashim Thaçi me Serbinë.

“Unë sot kam dalë me shoqen time të protestoj kundër bisedimeve Kosovë – Serbi. Nuk jam kundër bisedimeve Kosovë – Serbi, por jam kundër bisedimeve që një njeri në emër të vet bisedon me Serbinë. Kjo bisedë për marrëveshjen me Serbinë nuk ka asnjë pikë kuptimi”.

Sipas tij, Serbia do t’ia arrijë ta marrë Mitrovicën. Madje, ai tha se Serbia ka qëllim që ta marrë edhe Maqedoninë, Shqipërinë e Malin e Zi.

“Serbia nuk do marrëveshje, Serbia do veç territor. Serbia me marrjen e Mitrovicës, edhe do ta merr Mitrovicën. Ai nuk do të ndalet vetëm me marrjen e Mitrovicës, por ka qëllime ta merr Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe të bëhet Serbia e madhe në Ballkan”, shkruan EO.

“Unë çuditem me njerëzit tanë, kemi njerëz të shkolluar, akademikë, sikur nuk e dinë apo nuk po e arritin qëllimin te populli jonë. Thaçi ka shku në emër të vet, jo në emër të popullit, për këtë unë nuk e përkrahi dhe kam dalë pikërisht kundër kësaj marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Nuk ka dialog me Serbinë, me Serbinë duhet vetëm ndryshe”.

Shefkie Maqedonci shprehu mllefin e saj ndaj presidentit Thaçi.

“Kurrë mirë s’ka m’u ba. Deri ta heqim Thaçin kurrë mirë s’ka me u ba”, tha ajo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi